Në moshën 118 vjeç, personi më i vjetër në botë i gjallë po përgatitet të mbajë pishtarin olimpik këtë maj në Japoni. Kane Tanaka, e cila ka mbijetuar dy herë nga kanceri, jetoi përmes dy pandemive globale dhe i pëlqen pijet me gaz, do të marrë flakën ndërsa kalon nëpër Shime, në prefekturën e saj në Fukuoka.
Ndërsa familja e Tanaka do ta shtyjë atë në një karrocë për pjesën më të madhe prej 100 metrash, superqendresori – një person i moshës mbi 110 vjeç – është i vendosur të ecë hapat e fundit, ndërsa ia kalon pishtarin nje vrapuesi tjetër.
CNN foli ekskluzivisht me Tanaka, e cila do te veshë një palë atlete të reja për këtë ngjarje – një dhuratë nga familja e saj në ditëlindjen që e festoi në janar.
“Është shumë mirë që ajo arriti këtë moshë dhe ajo ende mund të vazhdojë një mënyrë jetese aktive – ne duam që njerëzit e tjerë ta shohin atë dhe të ndjehen të frymëzuar, dhe të mos mendojnë se mosha është një pengesë”, tha nipi i saj Eiji Tanaka, i cili është në të 60-at e tij .
Mbajtësit e mëparshëm të rekordeve për mbajtësit më të vjetër të pishtarëve olimpikë përfshijnë Aida Gemanque të Brazilit, e cila ndezi pishtarin në Lojërat Verore Rio 2016, mosha 106 vjeç dhe lojtari i pingpongut Alexander Kaptarenko, i cili vrapoi me pishtar në Lojërat Dimërore të Soçit në 2014 në moshën 101 vjeç./CNN
Leave a Reply