Popullsia e botës i kaloi tetë miliardë njerëz më pak se dy javë më parë, të mërkurën, më 19 janar.
Të paktën kështu pretendon Instituti i Kërkimeve të Popullsisë Neodemos në Firence. Por a ka të drejtë Neodemus?
Sipas OKB-së, shifra e tetë miliardëve nuk do të arrihet deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm. Ka një diferencë të madhe gabimi në parashikime.
– Askush nuk mund ta dijë popullsinë e saktë, e cila mund të jetë më shumë se njëqind milionë njerëz më pak ose më shumë. Pra, edhe Neodemos mund të ketë të drejtë, shkruajnë shkencëtarët.
Rritja e popullsisë nuk llogaritet dot as në vendet evropiane, e lëre më në mbarë botën.
Në dy vitet e fundit Censuset (Regjistrimet) janë në pritje për shkak të kufizimeve të pandemisë në shumë vende. Numri i lartë i vdekjeve në vendet më të prekura ka ulur tashmë jetëgjatësinë.
Ka edhe vende që prej vitesh nuk kanë regjistrim. Për shembull, regjistrimi i fundit në Republikën Demokratike të Kongos është nga viti 1984.
Megjithatë, duket qartë se rritja e popullsisë do të ngadalësohet sërish në të ardhmen.
Rritja e popullsisë nga një miliard (në 1803) në dy miliardë (në 1928) zgjati 125 vjet. Miliardat e fundit janë shtuar mesatarisht çdo 12 vjet.
Në të ardhmen, miliarda të reja do të arrihen përsëri më ngadalë.
Leave a Reply