Vullneti i finlandezëve për të mbrojtur vendin e tyre është rritur ndjeshëm që kur Rusia pushtoi Ukrainën, thotë Helsingin Sanomat.
Në një studim të porositur nga gazeta, 82 përqind, ose më shumë se katër nga pesë, besojnë se janë të gatshëm të mbrojnë Finlandën edhe me armë.
Në janar, shifra përkatëse ishte 67 për qind, ose rreth dy në tre të anketuar.
Tre nga katër finlandezët besojnë se finlandezët duhet të mbrohen me armë në dorë, edhe nëse rezultati duket i pasigurt. Me fjalë të tjera, janë gati të vdesin edhe nëse është një betejë e humbur.
Në janar, 56 për qind e të anketuarve menduan kësisoj.
Kantar TNS kreu një studim të porositur nga Helsingin Sanomat më 11–16 mars 2022.
Numri i intervistave është 1059, dhe marzhi i gabimit në nivel të të gjithë të dhënave është rreth tre pikë përqindje.
Leave a Reply