Vetëm një në katër të anketuar në sondazhin Uutissuomalainen kundërshton aplikimin për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Nga ana tjetër, 44 për qind e të anketuarve besojnë se Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO në të ardhmen.
Përshkallëzimi i kërcënimit rus ndaj Ukrainës dhe sigurisë në Europë duket se ka bërë që qytetarët finlandezë ta shohin pozitivisht përfshirjen nën ombrellën transatlantike politiko-ushtarake. NATO i ka dyert e hapura ppër Finlandën dhe krerët e shtetit finlandez e kanë përsëritur vazhdimisht se opsioni i anëtarësimit në NATO është një e drejtë ekskluzive e Finlandës dhe nuk mund të bllokohet nga kushtet e regjimit të Putinit në Rusi.
Më pak se një e pesta e të anketuarve janë në favor të aplikimit për anëtarësim menjëherë. 14 për qind do të aplikonin për anëtarësim në NATO në dy vitet e ardhshme, ndërsa 13 për qind janë në favor të aplikimit më vonë.
Rreth një e treta e të anketuarve nuk mund të thonë qëndrimin e tyre.
Një mijë finlandezë iu përgjigjën sondazhit, dhe marzhi i gabimit të tij është 3.1 pikë përqindjeje. Sondazhi i porositur nga Uutissuomalainen u krye nga Tietoykkönen.
Numri i të anketuarve në favor të aplikimit për anëtarësim në sondazhet e mediave është rritur gjatë muajit të kaluar.
Në fillim të janarit, 28 për qind e të anketuarve në sondazhin e Helsingin Sanomat ishin pro dhe 42 për qind kundër. Në gjysmën e fundit të muajit, 30 përqind e të anketuarve ishin në favor të aplikimit për anëtarësim në NATO dhe 43 përqind ishin kundër.
Leave a Reply