PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Banka Europiane rrit interesin me 0.25 përqind. Nga korriku shtrenjtohen kreditë bankare

, , , , ,

Banka Qendrore Evropiane (BQE) shpalli përfundimin e programit të blerjes së letrave me vlerë në 1 korrik.

Gjithashtu, banka qendrore planifikon të rrisë normat bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje në mbledhjen e korrikut.

Me këto masa, BQE synon të frenojë inflacionin në eurozonë, i cili u rrit sërish në maj si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

Sipas Bankës Qendrore, pushtimi rus i Ukrainës do të sjellë rënie në ekonominë evropiane, do të prishë tregtinë dhe do të rrisë çmimet e energjisë dhe të mallrave.

Në vendimin e tij, Këshilli Drejtues thekson se pret të rrisë sërish normat e interesit në shtator.

– Nëse perspektiva afatmesme e inflacionit vazhdon ose përkeqësohet, një rritje më e madhe duhet të bëhet në mbledhjen e shtatorit, tha BQE në një deklaratë.

Vendimet e rritjes së normave të interesit nga Banka Qendrore kanë një ndikim të drejtpërdrejt në të gjitha vendet e  Bashkimit Europian. Rritjet e BQE-së pritet të ndikojnë në Euribor dhe të pasojnë njëherësh edhe rritjen e interesit të kredive bankare, e për pasojë të shpenzimeve të qytetarëve për borrxhet që kanë marrë ndër banka për zhvillimin e bizneseve, blerjen e shtëpive, makinave apo pasurive të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *