PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Borxhi në 2021. Finlanda – 67.7 përqind, Shqipëria – 80.6 përqind, Kosova – 24.3 përqind

, ,

Thesari i Shtetit publikoi shifra pozitive rreth borxhit kombëtar të Finlandës. Në raportin vjetor për menaxhimin e borxhit thuhet se në vitin 2021, Republika e Finlandës realizoi me sukses një program emetimi prej 27.8 miliardë eurosh. Huamarrja neto arriti në 3.7 miliardë euro.

Në fund të vitit 2021, borxhi i qeverisë qendrore arriti në 128.7 miliardë euro (51.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto PBB-së). Borxhi publik në raport me PBB-në ishte 67.7%.

Sa për krahasim, FMN ka raportuar se borxhi total i Shqipërisë gjatë 2021 ishte 80.6 për qind e PBB-së. https://www.imf.org/en/News/Articles/2021/12/07/pr21363-imf-executive-board-concludes-2021-article-iv-consultation-with-albania Në 2013 ishte 70.5 përqind.

Kurse borxhi i qeverisë në Kosovë është 23.34 përqind, sipas raportimit më të fundit të Ministrisë së Financave. Ndërsa FMN vlerëson se borxhi publik shkon në 24.3 përqind. https://www.imf.org/en/Publications/CR/Issues/2022/01/11/Republic-of-Kosovo-2021-Article-IV-Consultation-Press-Release-and-Staff-Report-511873

Ndërsa ekonomia e Finlandës u rrit relativisht shpejt në 2021 (3.4% sipas parashikimit të dhjetorit të Ministrisë së Financave), raporti i borxhit publik ra vitin e kaluar. Ndikimi i pandemisë së zgjatur të COVID-19 u përhap deri në vitin 2021, por shumë më pak nga sa pritej.

“U rrit besimi se pandemia nuk do të shkaktojë goditje të mëdha ekonomike”, thotë Teppo Koivisto, Shefi i Divizionit të Financave.

Shenjat e reja tani janë në ajër. Inflacioni është në rritje, i përshpejtuar nga rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë globale në vitin 2021. Sipas Koivistos, pasiguria rreth inflacionit do të ndikojë në gjithçka në vitin 2022.

Bankat qendrore i janë përgjigjur mjedisit të ri inflacionist, duke u përgatitur për zvogëlimin e politikës monetare. Banka Qendrore Evropiane do të nisë reduktimin e blerjeve të bonove, ndoshta tashmë gjatë vitit aktual. Një ndryshim në politikën monetare nuk ka gjasa të ketë ndikime të mëdha në emetimin ose kërkesën e obligacioneve të Republikës së Finlandës, beson Koivisto.

“Finlanda ka një vlerësim të mirë krediti, dhe në fund të fundit kjo është ajo ku gjithçka kthehet.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *