PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Centralet e vogla bërthamore. Opozita nxit qeverinë për legjislacionin e ri

, ,

Termocentralet e reja në shkallë të vogël pritet të revolucionarizojnë prodhimin e energjisë në të ardhmen e afërt.

Termi përgjithësisht i referohet reaktorëve modularë 20-300 megavat që do të ishin të përshtatshëm për prodhimin e ngrohjes qendrore. Përveç energjisë së erës dhe diellit, do të vazhdojnë të nevojiten opsione rezervë që nuk varen nga kushtet e motit.

Në Finlandë, zgjidhjet që lidhen me prodhimin e energjinë nga centralet e vegjël bërthamorë janë zhvilluar në Universitetin e Lappeenranta dhe VTT. Sipas Helsingin Sanomat, qëllimi është të zhvillohet një ekosistem i plotë për teknologjinë.

Parlamentarja konservatore e opozitës Sanni Grahn-Laasonen, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ekonomike, thotë se Finlanda duhet të nxitojë për t’i bërë rregulloret aktuale të hapura ndaj teknologjive të reja. Zhvillimi i termocentraleve të vegjël bërthamorë po përparon aktualisht me një ritëm të shpejtë në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera.

Sanni Grahn-Laasonen e Kokoomus, pyet se kur qeveria e kryeministres Sanna Marin (sd.) synon të përgatisë legjislacionin përkatës.

– Nuk duhet të ketë pengesa politike; komiteti i financave është në favor, shkruan Grahn-Laasonen në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *