Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka raportuar një operacion të madh, në të cilin policia federale FBI-në u lejua të ndërpresë një rrjet “bots” të inteligjencës ushtarake ruse dhe të neutralizojë një malware (virus) të njohur si Cyclops Bink.
Rusia kishte vënë nën kontroll mijëra pajisje rrjeti, të tilla si ruterat dhe muret e mbrojtjëse. Botnet-i i rrëzuar operohet nga grupi rus i hakerëve Sandworm, i cili punon për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU.
FBI-së iu lejua të kopjonte dhe të hiqte malware nga pajisjet e cenueshme. Falë operacionit amerikan, ushtria ruse u pengua të përdorte pajisjet e rrëmbyera për të kryer sulme kibernetike.
Ky malware është krijuar për të ndikuar në pajisjet e rrjetit Asus dhe WatchGuard.
Leave a Reply