PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Finlanda dhe Kosova angazhohen për të thelluar marrëdhëniet

, , ,

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall, e shoqëruar nga këshilltarja znj. Maria Palmu zhvilloi dje takimin e parë me kryetarin e Lëvizjes së Vetëvendosjes Albin Kurti. Stjernvall, sipas komunikatës së lëshuar nga selia, i uroi kryetarit, njëherit kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit, fitoren në këto zgjedhje. Gjatë takimit ajo kërkoi informacione nga Kurti për të kuptuar më shumë për qeverisjen e re.

Kryetari Kurti, bashkë me deputeten, Arbërie Nagavci dhe asistenten ekzekutive Valë Gjonbalaj, e falënderoi ambasadoren znj. Stjernvall për vizitën dhe urimin. Kryetari Kurti tha se qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje do të punojë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, duke prioritizuar drejtësinë e duke e lidhur arsimin me punësimin e të rinjve, që kësisoj Kosova të bëhet vend me perspektivë, ku mund të jetohet mirë e jo prej ku iket nga dëshpërimi. Kurse përbrenda temës së marrëdhënies qeveri-kuvend, Kurti theksoi se përkushtimi për një bashkëpunim sa më cilësor mes këtyre dy institucioneve do të jetë në qendër të qeverisjes tonë të re.

Në fund, të dyja palët ndanë bindjen që me konsolidimin e qeverisë së re do t’i thellojnë marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve tona.

Qysh pas zgjedhjeve Stjernvall ka zhvilluar takime edhe me Presidenten në detyrë Vjosa Osmani dhe me kryetarin e AAK¨se, Ramush Haradinaj. Të dy kanë shprehur publikisht ambicjet për të zënë vendin bosh të Presidentit të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *