Në vitin 2021, Shërbimi Finlandez i Imigracionit – Migri mori gjithsej 119,199 vendime. Këtu përfshihen lejet e qëndrimit, mbrojtja humnaitare, shtetësia dhe regjistrimet e shtetasve të BE. 90.6% e vendimeve kanë qenë pozitive.
Jari Kähkönen, drejtori i përgjithshëm i Migrit thekson se shifra përfshin punëtorët sezonalë, për të cilët shkalla e pranimit është veçanërisht e lartë. Në aplikimet që lidhen me punën, shifra është përgjithësisht mbi 80 për qind. Në vendimet për azil, për shembull, 52% ishin pozitive.
Në vitin 2021, më shumë se kurrë më parë u dorëzuan aplikime për leje qëndrimi në bazë të punës. Numri i kërkesave për azil, nga ana tjetër, ishte jashtëzakonisht i ulët. Sot janë publikuar statistikat e emigracionit të vitit të kaluar.
Numri i aplikimeve për leje të parë qëndrimi shënoi rritje pavarësisht situatës së vazhdueshme të koronavirusit. Kërkesat e para për leje qëndrimi janë dorëzuar në 36206, një rritje prej rreth 15 mijë krahasuar me një vit më parë. Tani njerëzit shpërngulen në Finlandë për shkak të punës, familjes dhe studimeve.
Krahasuar me 2020 janë më shumë se 8 mijë aplikime të para për leje qëndrimi në bazë të punës. Janë 1605 specialistë, si ekspertë të fushës së IT-së, që patën aplikimet e para për leje qëndrimi.
Vitin e kaluar, puna ishte arsyeja më e zakonshme për një vendim pozitiv për leje qëndrimi, pra leje për t’u zhvendosur në Finlandë.
– Finlanda ka nevojë edhe për punëtorë nga jashtë. Në vitin 2021, gjithsej 11,428 leje qëndrimi të para janë lëshuar në bazë të punës, thotë Kähkönen.
Për specialistët janë dhënë 1293 vendime pozitive për leje qëndrimi. Shumica e specialistëve lëvizin në Finlandë nga Rusia, India dhe Kina.
Numri i punëtorëve sezonalë vazhdoi të rritet. Vendim pozitiv kanë marrë gjithsej 15892 punëtorë sezonalë. Shumica e punëtorëve sezonalë vijnë nga Ukraina dhe punojnë në ferma.
Leave a Reply