PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kapen 83 shoferë të dehur dhe të droguar. Operacione masive të policisë

, ,

Policia kapi 60 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 23 drejtues mjetesh nën ndikimin e drogës gjatë kontrolleve të intensifikuara në shënjestër të fundjavës së festës së Krishtlindjes nga data 19 deri më 21 nëntor.

– Po ashtu, 154 persona që kishin pirë alkool nuk e kalonin kufirin e vendosur për alkool dhe drejtim të automjetit. Policia ka paraqitur edhe 11 raporte për rrezikimin e jetës së fëmijëve. Gjatë kontrolleve, u zbuluan 16 krime të lidhura me drogën dhe u kapën 39 persona të kërkuar nga Policia, komenton shefi i mbikëqyrjes Heikki Ihalainen i Bordit Kombëtar të Policisë për shifrat e fundjavës midis 19 dhe 21 nëntor.

Ai shton se Policia ka përdorur rreth 1550 orë pune në kontrollet e fundjavës dhe ka bërë që rreth 8000 shoferë të bëjnë testin e frymëmarrjes dhe kanë kryer rreth 120 teste të shpejta diagnostikuese të drogës.

Policia do të vijojë kontrollet e intensifikuara mbarëkombëtare të drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur gjatë fundjavës së ardhshme nga data 26 deri më 28 nëntor. Kontrollet kryhen gjatë fundjavës duke përdorur burimet në dispozicion të departamenteve të Policisë, në formën e testeve masive të frymëmarrjes.

Kryeinspektori Ihalainen nënvizon se shoferët duhet të kujtojnë gjithmonë përgjegjësitë e tyre.

– Pra, mos drejtoni kurrë një automjet nëse jeni nën ndikim.

Ai tregon edhe për pasojat eventuale të drejtimit të mjetit nën ndikimin e ndonjë dehjeje.

– Nëse e përplasni makinën tuaj nën ndikim, mund të ndodhë që kompania e sigurimeve të refuzojë të paguajë dëmet e shkaktuara nga përplasja. Dhe, përkatësisht, nëse pranoni një udhëtim me një shofer që është nën ndikim, ju si pasagjer mund të humbni edhe kompensimet eventuale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *