PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kujdes! Gjatë majit kaprollët dhe drerët “lodrojnë” në rrugë. Ul shpejtësinë, shmang aksidentet

, ,

Gjatë muajit maj kaprollët bëhen shkak për shumë aksidente, veçanërisht në rajonin e kryeqytetit dhe Finlandën Jugperëndimore, sipas kompanisë së sigurimeve Fennia.

Sipas kompanisë, numri i aksidenteve me kaprollë gjatë muajit maj është rritur nga viti në vit. Vitin e kaluar, në periudhën janar-qershor kanë ndodhur mbi 2200 aksidente me kaprollë.

Përqindja e kaprollëvr në aksidente është veçanërisht e lartë në maj për shkak të luftës së kafshëve për territor.

– Numri i madh i popullatës së kaprollëve dhe drerëve bishtbardhë janë problem, veçanërisht në Finlandën jugperëndimore dhe Uusimaa. Në këto zona ndërsa ka pak armiq natyralë të drerëve, ka edhe¨një trafik më të dendur të automjeteve krahasuar me pjesën tjetër të Finlandës  Mënyra e vetme për të mbajtur nën kontroll stoqet është gjuetia.

Aksidentet me kaprollë janë gjithashtu të zakonshëm në Pirkanmaa, Kanta-Häme, Päijät-Häme dhe Satakunta.

Këshilla në parandalimin e aksidenteve është të përqendroheni në mbikëqyrjen e rrugës dhe të relaksoni këmbën kur shtypni gazin.

– Shpejtësia është vendimtare kur një dre a kaproll del përpara papritur. Sa më e fortë të jetë shpejtësia, aq më e gjatë është distanca që të duhet për të frenuar. Kaprolli shpesh lëviz në zona ku kufijtë e shpejtësisë rrugore mund të jenë 80 ose 100 kilometra në orë.

– Ulja e shpejtësisë ka një efekt çuditërisht të vogël në kohën totale të udhëtimit, por mund të ketë një ndikim të madh nëse një dre ose kaproll të del përpara. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm kur rruga të çon nga pylli në fushë të hapur dhe anasjelltas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *