PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

La vajzën 4 vjeç në acar dhe shkoi në festë. Gjykata dënon nënën me 1500 Euro

, ,

Një gjykatë në perëndim të kryeqytetit të Finlandës dënoi me 40 ditë gjobë një nënë për neglizhencë ndaj fëmijës së saj. Gruaja duhet t’i paguajë vajzës së saj 1500 euro dëmshpërblim.

Tre vite më parë, në tetor 2018, nëna shkoi në një parti dhe e la vajzën 4 vjeçare të vetme në shtëpi. Fëmija, që kishte dalë jashtë me rrobat gjumi, u gjet duke qarë dhe kishte ftohtë në një natë me acar, ku termometri shënonte 3-4 gradë nën zero.

Gjykata e Qarkut Länsi Uusimaa, tha se sipas ligjit, nëna përbënte rrezik për jetën dhe shëndetin e fëmijës. Gruaja pranoi se kishte ndodhur. Gruaja tha në gjykatë se kishte një situatë të vështirë jete në momentin e ngjarjes.

Sot, 27-vjeçarja e kupton rëndësinë e veprimeve të saj dhe ka ndihmuar në zbardhjen e çështjes në gjykatë. Gruaja gjithashtu nuk ka të kaluar kriminale. Këta faktorë gjykata i ka marrë si lehtësues gjatë marrjes së dënimit.

Vendimi, i publikuar sot, por i marrë në fillim të tetorit, është i formës së prerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *