PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Marin: Të jemi të përgatitur për të gjitha kufizimet e nevojshme

,

Kryeministrja Sanna Marin nuk dëshiron të parashikojë se kur mund të aktivizohen masat që mundësojnë një shtetrrethim ose ndalim-qarkullim. Deri më tani nuk dihet një vendim i tillë. “Eshtë e rëndësishme të jeni të përgatitur për të gjitha masat e nevojshme”, tha kryeministrja Sanna Marin për mediat të premten. Sipas Marin, nevoja për një ndalim qarkullim nuk mund të vlerësohet drejtpërdrejtë në bazë të, për shembull, shkallës së incidencës.

Kufizimet duhet të jenë të domosdoshme dhe proporcionale. Ata duhet t’i përgjigjen në mënyrë efektive nevojës që është identifikuar. Për më tepër, i gjithë vargu i mjeteve të tjera duhet të shikohet dhe të përdoret në mënyrë që të mos ketë nevojë të kalohen nëpër kufizime më të ashpra.

Situata në Finlandë duket njesoj e rënduar. 704 të infektuar, 395 të regjistruar në Helsinki dhe Usima, ndërsa Jugperëndimi dhe Turku kanë 103 raste të reja. Sipas të dhënave të sotme, ka 38 persona në kujdes intensiv, një më pak se dje. Në total, spitali ka 239 persona, gjashtë më pak se dje. Ka gjithsej 767 të vdekur , që është tre më shumë se dje.

Deri tani ka 448,680 të vaksinuar në Finlandë, ose 8.1 përqind e popullsisë. 84,035 njerëz, ose 1.5 përqind e finlandezëve, kanë marrë të dyja dozat.

Parlamenti do të diskutojë të hënën në senacë plenare ligjin e fundit qeverisë, që mes të tjerave kërkon mbylljen e restoranteve, bareve dhe pabeve nga data 8 në 28 mars.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *