Ministrja e Shëndetësisë, Krista Kiuru tha për Helsingin Sanomat se vendosja e masave të jashtëzakonshme është përgatitur me ministri të ndryshme dhe se qeveria do të shqyrtojë situatën më të fundit rajonale javën e ardhshme.
Megjithatë, përmbajtja e masave të jashtëzakonshme nuk dihet ende, dhe Kiuru as nuk spekuloi në intervistën e saj.
Sipas ministres, vaksinimi ka përparuar “ngadalë në mënyrë të papranueshme”, krahasuar me disa vende nordike.
– Njëqind mijë vetë që Finlanda i vaksinon në javë, Danimarka po i vaksinon në një ditë. Tani duhet të veprojmë shpejt. pa humbut kohë nëse vaksinat janë të mjaftueshme apo nëse vaksinimi do të organizohet, thotë Kiuru për Helsingin Sanomat.
Kriteret kryesore për masat e jashtëxakonshme tashmë janë përmbushur. Kështu ka komentuar Pasi Pohjola, Drejtor i Strategjisë në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë (STM), i cili ka komentuar më parë për Iltalehti.
Sipas Pohjolës, mjetet e kufizimit mund të jenë, për shembull, ato që kufizojnë mundësitë dhe përdorimin e ambjenteve në mënyrë më strikte. Përveç kësaj, mund të ketë, për shembull, kufizime në numrin e njerëzve në mjetet e transportit dhe ndërprerje të mundshme.
Si shembull, Pohjola ngriti edhe më parë mundësinë e mohimit të përdorimit të pasaportës korona në një zonë ose deri diku si një alternativë ndaj masave kufizuese.
Leave a Reply