Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se do të thërrasë përfaqësuesit e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të negociuar në Bruksel në ditët në vijim. Selia e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ndodhet në Bruksel.
“Unë jam në kontakt të ngushtë me presidentin e Turqisë Erdogan dhe liderët e Finlandës dhe Suedisë”, tha Stoltenberg.
Gjatë bisedimeve të thirrura nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, do të diskutohet kundërshtimi i Turqisë për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Ushtarake.
Leave a Reply