PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Në shtator, nga 725 deri në 1355 Euro apartamentet e reja në Myyrmäki

, ,

Në zonën qendrore të Myyrmäki-t, aty ku një vit më parë ishte një parking publik, kompania e banesave Lumo në shtator do të ketë gati 75 apartamente për t’i dhënë me qira,, thuhet në një njoftim për shtyp.

Studiot, apartamentet me dy dhoma dhe tre dhoma në pallatin tetëkatësh janë të destinuara për beqarë, çifte dhe familje të vogla.

Sipas faqes së internetit të Lumo, qiratë mujore për studiot në Liesikuja 8 do të jenë 725–830 euro, për apartamentet me një dhomë gjumi 948–1,036 euro dhe për ato me dy dhoma gjumi 1,230–1,355 euro.

Pallati ka në bodrum një ambjent për biçikleta, një garazh parkimi nëntokësor me pika karikimi për makinat elektrike, një dhomë lavanderie të përbashkët, një departament sauna dhe depo specifike për çdo apartament.

Blloku, veç një oborri të përbashkët, ofron për banorët edhe një dhomë të madhe takimesh dhe festash me kuzhinë.

Myyrmäki në qytetin e Vantaa-s vlerësohet zona urbane më e populluar e rajonit metropolitan të Helsinkit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *