PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Pas Helsinkit, autobuzë elektrikë edhe në linjat urbane të qytetit Tampere

, ,

Nga e hëna, 6 qershor, autobusët elektrikë do të jenë rikthehen në rrugët e qytetit Tampere, kur Pohjolan Liikenne do të fillojë funksionimin e linjave Nyssen 5,10 dhe 90-94. Në shërbim do të jenë 26 autobusë elektrikë. Në të njëjtën kohë, Pohjolan Liikenne do të hapë një depo në Tampere, ku do të punësohen rreth 100 profesionistë të transportit publik.

– Flota prej 26 autobusësh elektrikë është një hap i rëndësishëm në zhvendosjen e trafikut të autobusëve të Nyssen drejt qarkullimit të pastër. Ajo përbën pothuajse 10% të autobusëve. Në fillim të sezonit të trafikut dimëror në gusht, gjithsej tetë linja autobusësh Nyssen do të funksionojnë me energji elektrike ose me karburante të rinovueshme. Në përputhje me udhëzimet e reja të prokurimit të Komitetit të Prokurimit Publik, të gjitha kontratat e reja për trafikun e autobusëve do të bëhen duke përdorur tekonologjinë e pastër, thotë menaxheri i planifikimit të Nyssen, Juha-Pekka Häyrynen në një deklaratë për shtyp.

Autobusët elektrikë nuk duken shumë të ndryshëm nga autobusët me naftë – ata ndryshojnë nga autobusët e zakonshëm vetëm në ndarjet e baterive në çati. Kryeqytetit Helsinki ka filluar zëvëndësimin e autobuzëve elektrike qush në 2019. Në pak vite, kompania e transportit parashikon rreth 200 autobuzë elektrikë në flotën e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *