Me ngrohjen e ditëve të pranverës, ballkonet për finlandezët rimarrin vlerën e tyre, duke i përdorur për të bërë mish në zgarë, për të rritur lulet, por edhe për të marrë lirisht rrezet e nevojshme të diellit që i duhen kujtdo që sapo ka kaluar gjashtë muaj në borë, të ftohtë dhe në errësirë.
Megjithatë, kur kalojmë në ballkon, jemi edhe më afër edhe më të dukshëm prej banorëve të tjerë të pallatit, të cilët do të duhet t’i marrim parasysh kur kryejmë vepprimtarinë tonë të përditshme. Çfarë duhet të bëni në ballkon?
Një qëndrim pozitiv ndaj mënyrës së jetesës së fqinjëve është gjithashtu i favorshëm për ruajtjen e një fryme të mirë në pallat, thotë Kristel Pynnönen, një avokat i specializuar në çështjet e strehimit për Shoqatën e Konsumatorëve, në deklaratën për shtyp të shoqatës.
Shoqata e Konsumatorëve përpiloi një listë me pesë gjëra që në parim lejohen edhe në ballkon.
Zgara dhe gatimet
Ligji nuk e ndalon pjekjen ose gatimin e ushqimeve në ballkon. Rregullat e procedurës së shoqatës së banesave edhe mund të ndalojnë vendosjen e grillave në ballkon, por në praktikë është e vështirë të ndërhyhet. Shoqata e Konsumatorëve nuk rekomandon ndalimin e pjekjes së ushqimeve në ballkon, por rekomandon se mund të vendosen udhëzime për pjekjen.
Qëndrimi dhe festat
Në ballkon mund të kaloni kohë me familjen dhe miqtë dhe asgjë nuk do ta ndalojë festën e rastit. Gjithsesi duhet pasur parasysh qetësia e natës dhe fqinjët, kujton Shoqata e Konsumatorëve. Është përgjegjësi e mbajtësit të festës të sigurojë që vëllimi i bisedës dhe i muzikës të mbetet i arsyeshëm.
Banjat e diellit
Ballkoni është një zonë e mbrojtur nga shtëpia ku mund të bëni banja dielli – edhe lakuriq. Megjithatë, njerëzit e tjerë nuk duhet të provokohen qëllimisht. Kodi Penal rregullon shkeljet publike të moralit seksual.
Mobilimi dhe dekorimi
Banorët kanë të drejta të gjera për të mobiluar dhe dekoruar ballkonin e tyre. Kjo do të thotë, për shembull, vendosjen e mobiljeve për ballkone, të tilla si një karrige, tavolinë ose divan. Shoqata e Konsumatorëve shton se megjithatë për të bërë gropa apo depërtime kërkohet leja e shoqatës së banesave. Kërkesat për moscënimin e fasadës duhet të merren parasysh në dizajnimin dhe dekorimin e brendshëm.
Kultivimi dhe mbjelljet në ballkon
Ndër të tjera, në ballkon mund të vendosen vazo dhe kuti për rritjen e bimëve. Megjithatë, strukturat e pallatit nuk duhet të prishen apo dëmtohen. Shoqata e Konsumatorëve kujton se bimët dhe mjetet e rritjes duhet të qëndrojnë brenda ballkonit.
Leave a Reply