PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Përkeqësohen radhët për pasaporta dhe ID. Dyndja e kërkesave vazhdon edhe gjatë verës

, ,

Fluksi i lartë i aplikimeve për pasaporta dhe karta identiteti është përkeqësuar. Sipas Drejtorisë së Policisë, dyndja do të vazhdojë edhe gjatë verës.

Hanna Piipponen, kreu i administratës së lejeve të Bordit të Policisë, thotë se transaksionet në komisariate janë vërtet të ngjeshura dhe se ka qenë e vështirë të caktohet një takim për të rinovuar pasaportën.

Sipas Piipponen, nuk ka pasur bllokime kaq serioze që nga viti 2006, kur u dorëzuan pasaportat e vlefshme për dhjetë vjet, të cilat janë zëvendësuar me pasaportat biometrike aktuale, të cilat janë të vlefshme për pesë vjet.

Piipponen thotë se ka një ngecje për shkak të koronavirusit, kur pothuajse gjysmë milioni pasaporta nuk u rinovuan.

– Dhe tani që udhëtimi është i mundur përsëri, ato po rinovohen.

Radha për pasaporta është gjithashtu më e lartë se normalja për faktin se disa qytetarëve që po rinovojnë pasaportat iu ështe dashur të vijnë në komisariat për t’u identifikuar.

Sulmi rus ndaj Ukrainës shtoi aplikantët për pasaportë

Piipponen thotë se lufta në Ukrainë ndikoi në kërkesat për rinovimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

– Kur erdhi informacioni për sulmin e Rusisë në Ukrainë, vumë re se aplikantët finlandezë u bënë pak më aktivë dhe shkuan të rinovonin pasaportat e tyre. Megjithatë, ne nuk jemi në gjendje të vlerësojmë se sa aplikantë për pasaportë janë të motivuar nga lufta në Ukrainë.

Piipponen thotë se ka mbingarkesë në të gjithë Finlandën, por më e ngarkuara nga të gjitha është në zonën metropolitane të Helsinkit dhe në qytetet më të mëdha në Turku, Tampere dhe Oulu.

– Vendimimmarjja për pasaportat dhe kartat identitetit po funksionon normalisht dhe koha e dorëzimit ka mbetur e arsyeshme. Si masë paraprake, koha e dorëzimit është zgjatur për disa ditë, thotë Piipponen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *