PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Qeveria-Parlamentit: Tani, vaksinë me detyrim për punonjësit e shëndetësisë dhe ata të sistemit social

, ,

Qeveria po dërgon sot në parlament një projektligj që do të detyrojë infermierët, mjekët dhe punonjësit e tjerë socialë të bëjnë vaksinën e koronavirusit. Në të kundërt, mund të rrezikojnë edhe humbjen e pagës.

Një shtesë e përkohshme në Aktin e Sëmundjeve Transmetuese, dmth. Neni 48a, do t’i detyronte punëdhënësit e SOTE-s të sigurojnë që personeli i SOTE-s të mos paraqesë rrezik infeksioni për pacientët e kujdesit shëndetësor dhe klientët e kujdesit social.

Ndryshimet e fundit në projektligjin e qeverisë lejojnë, që nëse është e nevojshme, një test negativ i koronavirusit brenda një maksimumi 72 orësh është një alternativë ndaj vaksinimit, nëse punonjësi ka një arsye mjekësore që nuk mund ta marrë vaksinën.

Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë informoi publikun për iniciativen e re ligjore gjatë një konference për media, ku mori pjesë një nga tre ministret e kësaj ministrie të madhe, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Bazë, Krista Kiuru dhe juristja Mirka-Tuulia Kuoksa nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, si edhe Taneli Puumalainen, drejtuese e lartë në këtë ministri..


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *