Propozimi i ardhur nga opozita për ndërtimin e një gardhi në kufirin lindor po trajtohet ndryshe nga sa ndodhi gjashtë muaj më parë. Ende mungon vendimi politik, por përgatitijet për ndërtimin e gardhit.
Garda e Kufirit është duke përgatitur një studim se si duhet të rrethohet kufiri lindor në zona kritike, siç janë pikat e kalimit kufitar.
Qeveria i ka dhënë tashmë euro shtesë Gardës së Kufirit në përgatitjet e saj dhe Ministrja e Brendshme, Krista Mikkonen (Partia E Gjelbërt) ka deklaruar për Helsingin Sanomat se ndërtimi i gardhit mund të fillojë që në dimrin e ardhshëm.
Finlanda nuk po ndërton një gardh përgjatë gjithë gjatësisë së kufirit, por në vende kritike për të bllokuar operacione të mundshme hibride nga territori i Rusisë.
Antti Lindtman, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Kryeministres Sanna Marin, premtoi mbështetje të fortë nga parlamentarët e tij për Gardën Kufitare për të ndërtuar një gardh.
– Mbështetje e fortë për nevojën për të forcuar sigurinë kufitare dhe forcimin e kapaciteteve të Gardës Kufitare për të siguruar kufirin në të gjitha rrethanat, përfshirë barrierat fizike kufitare kur Garda Kufitare beson se ato janë të nevojshme, tha Lindtman për IS.
Qëndrimet ndaj gardhit kanë ndryshuar pothuajse tërësisht në gjashtë muaj.
Në nëntor, ish-Ministri i Brendshëm Kai Mykkänen njëherësh kryetar i grupit parlamentar më të madh të opozitës, Partia e Koalicionit Kombëtar, u ndehs me reagime tallëse kur propozoi që të ndërtohej një gardh në kufirin lindor për operacionet hibride.
Në atë kohë Bjellorusia aktivizoi operacionet hibride, duke i dyndur azilkërkuesit e vendeve arabe dhe afrikane në kufijtë e Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë. Me miratimin e BE-së, vendet mbyllën kufijtë e tyre për azilkërkuesit që kërkonin azil nga territori i Bjellorusisë.
Duke shpjeguar propozimin e tij, Mykkänen thotë se nuk është një mur apo një gardh i fortë për t’u ndërtuar në të gjithë gjatësinë e kufirit, as nuk synohet të ndalojë ushtrinë ruse, por të ndihmojë autoritetet në një operacion hibrid.
– Fqinjët perëndimorë të Rusisë kanë ndërtuar ose po ndërtojnë një gardh në kufirin ruso-bjellorusi. Tani kufiri ka disa kilometra gardh rreth disa pikave të kalimit kufitar.
– Nuk ka kuptim të ndërtohet i gjithë gardhi 1300 kilometra në kufirin mes Finlandës dhe Rusisë, por në seksionet kritike, nga të cilat mund të vijnë turma më të mëdha.
Leave a Reply