PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Rreth 80 milionë Euro. Finlanda i jep Ukrainës paratë e sekuestruara nga trafikantët e drogës

, ,

Finlanda ka gjetur një mënyrë origjinale për të ndihmuar Ukrainën pa prekur buxhetin e shtetit. E gjithë ndihma do të jepet nga fitimet që shteti do të marrë prej shitjes së pasurisë së mallrave të sekuestruara nga trafikantët e drogës. Pas vendimit të marrë nga gjykatat, shteti është pronar i kësaj pasurie të krijuar nga krimi i roganizuar në Finlandë.

Ministrja e Financave Annika Saarikko thotë në Twitter se monedhat bitcoin të sekuestruara nga doganat dhe të konfiskuara nga shteti po shkojnë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin në Ukrainë.

“Javën e kaluar, thashë se konfiskimi i monedhave Bitcoin të sekuestruara do të ndihmonte Ukrainën. Vendimi do të merret së shpejti si pjesë e buxhetit të amenduar dhe shuma do t’i ndahet tërësisht Ukrainës, afërsisht 70-80 milionë euro, për ndihmë humanitare dhe rindërtim.”

Për një pjesë të madhe të tyre, rreth 1666 bitcoin të sekuestruara nga dogana i përkisnin Lasse Juhani Kärkkäinen, i cili u dënua në Gjykatën e Apelit të Turkut vitin e kaluar me 10 vjet e gjashtë muaj burg për një vepër penale të drogës dhe krime të tjera.

Douppikauppa ishte rrjeti onlinë i shitjes së drogës që Kärkkäinen krijoi deri sa u kap. Në dyqanin virtual ai shiste tableta ekstazi, etiketa lsd, droga të modifikuara, amfetamina, metamfetaminë, heroinë dhe kokainë. Kur iu sekuestruan në 2016, vlera e një bitcoin ishte rreth 600 dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *