PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shantazhi me materialet porno. Policia këshillon qytetarët

,

Mashtruesit janë bërë edhe një herë aktivë në dërgimin e letrave të ashtuquajtura shantazhe pornografike tek finlandezët. Policia finlandeze njoftoi në Twitter se vetëm ditën e premte ka pasur disa dhjetëra denoncime të qytetarëve që janë shantazhuar dhe iu është kërkuar të kryejnë pagesa.

Në këtë letër shantazuese, mashtruesi pretendon se ka filmuar fshehurazi marrësin e mesazhit në faqet pornografike dhe kërkon pagesa në mënyrë që të mos publikojë materialin.

– Është një mashtrim. Mos paguaj shpërblim me monedhat digjitale Bitcoin, këshillon policia.

Sipas Qendrës së Sigurisë Kibernetike të Traficom, letrat e shantazhit janë shkruar në një finlandishte të pastër, pa gabime. Për ta bërë më bindës kërcënimin e tyre, tregohen detaje të tilla si se makineria ishte aksesuar përmes malware dhe bëhet një përshkrim i përmbajtjes së videos.

Nëse ndonjëri e ka bërë tashmë pagesën, policia do t’ju kërkojë të paraqisni një kallëzim penal në poliisi.fi/tee-rikosilmoitus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *