Një shumicë e madhe e finlandezëve vazhdojnë të jenë të kënaqur me udhëheqjen e kryeministres Sanna Marin (sd) në çështjet që lidhen me koronavirusin.
Informacioni që vjen nga një sondazh i fundit i gazetës më të madhe Helsinki Sanomat, tregon se krahasuar me anketën e muajit maj, ka një rritje në përqindjen e qytetarëve që miratojnë politikat e qeverisë së Marin për koronavirusin.
Tani, gjithsej 63% janë ose shumë të kënaqur ose mjaft të kënaqur me veprimet e Marin në çështjet e koronavirusit. Në sondazhin e mëparshëm, rezultati ishte gjashtë pikë përqindje më i ulët.
Një total prej 33 përqind tani ose nuk janë shumë të kënaqur ose aspak të kënaqur.
Qysh prej marsit 2020, HS ka bërë 6 sondazhe rreth kësaj çështjeje.
Lidershipi i Marin është mirëpritur gjerësisht nga palë të ndryshme. Në të gjitha partitë e tjera të anketuara, me përjashtim të esktremistëve të Finlandezëve të Vërtetë dhe Partisë së Koalicionit Kombëtar, shumica e mbështetësve janë në favor të aksioneve të marra në trajtimin e epidemisë.
Edhe në Partinë e Koalicionit, 49 përqind janë të kënaqur ose mjaft të kënaqur. Në finlandezët bazë, shifra është qartazi më e ulët, 25 përqind.
Leave a Reply