PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Turqia do të zbutet! SHBA “të sigurta” në anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

, , ,

Presidenti i Finllandës Sauli Niinistö dhe kryeministrja e Suedisë Magdalen Andersson janë sot në Washington me ftesë të Presidentit Joe Biden. Kjo është vizita e dytë e Niinistö në Shtëpinë e Bardhë brenda tre muajve dhe vetëm një ditë pasi dy vendet nordike dorëzuan aplikimet e tyre në seline e NATO-s në Bruksel.

Pak orë para takimit, Shtetet e Bashkuara shprehën sigurinë se problemet e ngritura nga Turqia për votën e saj pro anëtarësimit të Finlnadës dhe Suedisë në NATO, do të anashkalohen.

Shtetet e Bashkuara kanë besim se shqetësimet e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO do të zbuten, tha të mërkurën Jake Sullivan, këshilltar i Presidentit Joe Biden.

“Ne kemi një parandjenjë shumë të mirë se do të zgjidhet, tha ai.

Këshilltari i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë, Sullivan thotë se ai u takua gjithashtu me homologun e tij turk, thotë CNN.

Turqia ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim dhe ka bërë kërkesa të shumta në këmbim të mbështetjes së saj. Sabah, i cili është i afërt me administratën turke dhe i përmbahet rreptësisht linjës zyrtare, publikoi një listë me dhjetë kërkesa.

Për pranimin e anëtarëve të rinj të NATO-s kërkohet ratifikimi i të gjithë anëtarëve, kështu që Turqia do të jetë në gjendje të bllokojë anëtarët e rinj nga anëtarësimi në NATO nëse dëshiron. Lidershipi shtetëror finlandez ka thënë se është optimist se gjërat do të zgjidhen përmes diskutimeve me Turqinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *