Vaksinimi i popullsisë në Finlandë po ecën shumë mirë krahasuar me fqinjët, por edhe në klasifikimin e vendeve te Europës dhe në renditjen globale. Finlanda është e dyta pas Islandës në vendet Nordike dhe e pesta në Europë për përqindjen e lartë të numrit të vaksinuarëve. Ndërkohë figuron e 13-ta në listën globale.
Në Finlandë, doza e parë e vaksinës së koronavirusit deri tani u është dhënë 54.5 përqind të atyre të vaksinuar, pra më shumë se tre milion njerëz.
14.9% e të vaksinuarve morën dozën e dytë.
Shumica dërrmuese, 80 përqind, e të gjitha vaksinave të dhëna deri më tani janë Comirnaty nga Pfizer dhe Biontech.
Shumica e të vaksinuarve i takon grupmoshës mbi 80 vjeç, ndërkohë që janë vaksinuar rreth 12 përqind e 16- 19 vjeçarëve.
Leave a Reply