Makinat elektrike në Finlandë kanë pësuar një ulje të çmimeve dhe aktualisht duket më e përballueshme financiarisht blerja e tyre. Përjashtimi nga taksa dhe bonusi i qeverisë prej 2 mijë Eurosh e ulin çmimin deri në 21 mijë Euro për Volkswagen e-Up.
Në përgjithësi, ka presion mbi çmimin e makinave elektrike, pasi prodhuesit e makinave duhet të jenë në gjendje të shesin më shumë makina elektrike për të shmangur gjobat e vendosura nga BE-ja.
Çmimet e makinave elektrike ndikohen edhe nga zhvillimet teknologjike. Fuqia e baterive po rritet dhe çmimet e makinave me bateri me fuqi të ulët do të duhet të ulen për t’u bërë atraktive për konsumatorët.
Më poshtë është lista e makinave që kushtojnë afërisht nga 20 deri në 33 mijë Euro, sipas të përditshmes Iltalehti, ku jepen të dhëna edhe për fuqinë e baterisë dhe distancën që mund të ecësh. Shumë prej kompanive ofrojnë mundësi që për disa mijëra Euro të tjera të rritësh fuqinë e baterisë së makinës.
Automalli |
Akkuteho kWh |
Toimintamatka km |
Hinta € |
---|---|---|---|
VW e-Up | 36,8 | 260 | 20 990 (ei uusia tehd. tilauksia) |
Nissan Leaf Visia | 40 | 285 | 25 213 |
Fiat 500 E Action | 23,8 | 185 | 25 213 |
Renault Zoe Z.E. 50 | 52 | 395 | 27 290 |
Opel Corsa E | 50 | 352 | 27 390 |
Peugeot e-208 Active | 50 | 340 | 28 760 (30.11 asti kamp.) |
Mazda MX-30 Tech Edition | 35,5 | 200 | 28 990 (kamp. Delta-Auto) |
Opel Mokka-e Comfort | 50 | 342 | 29 900 |
Honda e Comfort | 35,5 | 222 | 32 720 |
VW ID.3 Pure Perf. | 45 | 346 | 33 340 |
Leave a Reply