Gjermania dhe Franca i bë thirrje sot klasës politike në Kosovë për formimin e shpejtë të Qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e presidentit.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde në një postim në Twitter, deklaroi se “Gjermania dhe Franca urojnë qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”.
“Gjermania dhe Franca janë të gatshëm të mbështesin vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mes Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të të dyja vendeve”, tha Rohde.
Ambasadori gjerman tha se dy shtetet kryesore të BE-së do të mbështesin një axhendë ambicioze të reformave, duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, shkruar Rohde në Twitter.
Leave a Reply