Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast, ai e ka marrë edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së preisdentit të vendit, për një afat deri 6 mujor sa të zgjidhet presidenti i ri.
Në web-faqen “president-ksgov.net“, është shënuar emri i Glauk Konjufcës, me titullin “U.D. President i Republikës së Kosovës”. Dihet tashme se Vjosa Osmani është kandidate e vetme për Presidente dhe fati saj varet nga mbështetja e Ldhjes Demokratike të Kosovës, pasi PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me LVV dhe qeverinë e saj. Lideri i LDK-se ka lajmëruar se do të ketë një takim me Osmanin për të diskutuar për votimin ose marrjen pjesë në procesin e votimit.
Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar votat për votimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër i vendit. Qeveria e re do të ketë brenda saj të gjitha pakicat jo-serbe, të cilët do të perfaqësohen nga dy ministra dhe një zv.kryeministër. Lëvizja Guxo e Vjosa Osmanit do të ketë një zv.kryeministër dhe dy ministra. Donika Gërvalla do të jetë ministre e Jashtme e Kosovës. Kuvendi është mbledhur në senacë plenare dhe po dëgjon programin e qeverisë dhe prezantimin e anëtarëve të kabinetit përpara se të bëhet votimi
Leave a Reply