Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën janë regjistruar edhe 5 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktimat janë nga: Kamenica, Malisheva, Mitrovica, Prishtina dhe Vushtrria.
Në bazë të raportit ditor për situatën epidemiologjike, janë shënuar edhe 327 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, nga 3.104 testime të bëra. Pra, 10 për qind e të testuarve kanë dalë pozitiv në COVID-19. Të shëruar nga sëmundja konsiderohen edhe 508 pacientë, ndërsa raste aktive janë 9.485.
Kosova ka shënuar rastet e para me koronavirus në muajin mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë deri më 28 prill, sipas të dhënave zyrtare janë infektuar gjithsej 104.717 persona, prej të cilëve 93.079 janë shëruar ndërsa 2.153 kanë vdekur.
Maqedonia e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3034 teste të kryera janë regjistruar 447 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 620 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 151. 569 raste, prej të cilëve 131.530 janë shëruar, kurse 4.772 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 15.267 raste aktive me virusin korona.
Leave a Reply