Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.
Pas VV-së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.
“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%.
Pas VV-së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.
Kështu Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës do të ketë vetëm 58 vende.
PDK – 19 vende.
LDK – 15 vende.
AAK – 8 vende.
Serbët – 10 vende.
Pakicat e tjera – 10 vende
Guxo ka 7 deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet për kandidatët për deputetë dhe Lëvzija Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë. Nga lista “Guxo” shtatë kandidatë kanë arritur të bëhen deputetë në Kuvendin e Kosovës. Lista e Vjosa Osmanit ishte pjesë e listës së Vetëvendosjes. Ishin 14 kandidatë nga kjo listë. Pos Vjosa Osmanit, që ka marrë shifër 300.788 vota, duke qenë bindshëm e para në zgjedhjet e 14 shkurtit, deputetë nga lista “Vjosa” kanë arritur të bëhen edhe Donika Gërvalla-Sch]arz (71.720 vota), Haxhi Avdyli (26.630), Faton Peci (25.307), Doarsa Kica Xhelili (10.604), Jeta Statovci (9.410) dhe Burim Karameta (7.802).
Leave a Reply