PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

LDK vendos të votojë për Presidenten Vjosa Osmani

, ,

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që drejton do të marrë pjesë në votimin e kandidates për presidente, Vjosa Osmani. Abdixhiku këtë deklarim e dha pas mbledhjes me deputetët e partisë ku diskutuan rreth votimit për zgjedhjen e presidentit.

“Me forcën politike që kemi momentalisht kam pasur dy mundësi, një të mos marrë pjesë në seancë ose të jemi pjesë e zhvillimeve”.

“Kemi zgjedhur këtë të dytën, kemi bërë kështu sepse këtë rrugë LDK-ja e ka ndjekur përherë. Kemi diskutuar për pozitën apolitike të zonjës Osmani si presidente. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë”.

Abdixhiku tha se pas një diskutimi, të gjithë janë ranë dakord që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në votim, pa paragjykuar vendimin e deputetëve. Këtë vendim ua kam komunikuar deputetëve dhe pres që secili prej tyre të mos e pengojë kursin e ri të LDK-së. Pres që secili të sillet si institucionalist”, tha Abdixhiku.

Krysia e Kuvendit të Kosovës nuk e përfshiu sot në rendin e ditës zgjedhjen e presidentit, por diskutoi dhe miratoi ndarjen e komisioneve parlamentare. Nga 14 prej tyre, Vetëvendosja do të drejtojë 7 komisione. Njëkohësisht, në senacën e së premtes do të betohen edhe deputetët e rinj që do të zënë vendin e ministrave në parlament.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *