PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Mbetet e rënduar situata në Kosovë

, ,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi sot se janë regjistruar edhe nëntë viktima dhe 571 raste të reja me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4.351 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë në Kosovë.

Sipas njoftimit, më së shumti raste janë regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 195 raste.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 10 prill, 2021, Kosova ka regjistruar 97.467 raste me koronavirus, 1.976 viktima dhe 81.561 të shënuar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 13.930.

Për tri ditë në sallën “1 tetori” janë vaksinuar 512 persona mbi moshën 85 vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *