PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Pfizer konfirmon vaksinat për Kosovën, por nuk tregohet sasia

, ,

Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Radion Evropa e Lirë, marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Megjithatë në përgjigje janë ofruar pak detaje mbi marrëveshjen, duke mos pohuar dhe as mohuar lajmin e kryeministrit Albin Kurti për më shumë se 1.2 milionë vaksina deri në fund të vitit. Në përgjigjen e Pfizer është thënë se sasia dhe periudha e dërgimit të vaksinave në Kosovë mbetet konfidenciale.

“Marrëveshjet për dozat dhe kohën e dërgesave arrihen në pajtueshmëri me qeveritë, ashtu sikurse dhe Qeverinë e Kosovës dhe detajet janë konfidenciale”, është thënë në përgjigje.

Raste të reja me infeksione

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *