PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Raportimet më të fundit për koronavirusin në Kosovë dhe Maqedoni

, ,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 4 persona e janë shënuar 227 raste të reja si pasojë e COVID-19. Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.010 mostra të dyshuara për koronavirus. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.129 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 615 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.486.

Maqedonia e Veriut

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 314 raste të reja të infektuarve me Kovid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 557 pacient të shëruar. Betejën me Kovid-19 e kanë humbur 22 pacientë.

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 143, më pas radhitet Kumanova me 30 të infektuar, Manastir 18, Velesi 16, Strumica 15. Shkupi regjistron edhe numrin më të lartë të pacientëve të cilët kanë humbur jetën, gjithsejtë 8, Manastiri 5, Kumanova 2, Strumica 2 dhe Kriva Pallanka 2 viktima. Ndërkohë nga një viktimë regjistrojnë: Tetova, Velesi, Struga, Koçani, Sveti Nikolla, Dibra dhe Demir Hisari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *