Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), regjistroi sot 14 viktima me koronavirusin e ri.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç)”, është thënë në njoftim.
Në po këtë ditë, IKSHPK-ja ka raportuar për 685 të infektuar me këtë virus, pas kryerjes së 4,742 testeve.
Më 7 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë thënë se 788 pacientë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa aktive janë 13,903 raste.
Prej 13 marsit të vitit të kaluar, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 95,341 të infektuar.
Prej tyre 1,948 kanë vdekur.
Nga 7 prilli, në Kosovë kanë nisur të zbatohen masat e reja për luftim të pandemisë.
Në mesin e masave që do të zbatohen janë edhe ora policore në periudhën 22:00-05:00, mbyllja e bizneseve të gastronomisë deri më 18 prill, përveç shërbimeve “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat, si dhe zhvillimi i mësimit në institucionet arsimore në versionin online.
Nga fillimi i vaksinimit e deri më sot janë vaksinuar rreth 4 mijë e 300 persona, ndërsa vetëm në mesditë në këtë qendër me AstraZeenca janë imunizuar 95 mjekë dhe infermierë.
Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi deklaroi se “Sipas asaj që ne kemi parë gjithmonë tani brenda kësaj salle nuk kemi pasur ndonjë shqetësim apo reagim nga doza e parë dhe marr në tërësi nuk kemi dëgjuar që mund të themi ndonjë rast shumë i veçantë që ka pasur ndonjë shqetësim dhimbje dore apo ndonjë shqetësim tjetër”.
Leave a Reply