PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Vuqiç: Në maj rifillon dialogu. Thelbi është njohja e Kosovës

, ,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç deklaroi mbrëmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës pritet të vazhdojë në fillim të muajit maj.

Pas seancës për sigurinë kombëtare, në të cilën morën pjesë jo vetëm kreu i shtetit, por edhe përfaqësuesit e ushtrisë, Zyrës së prokurorit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Informacionit të Sigurisë, Vuqiç tha se është diskutuar për dialogun, vaksinimin kundër COVID-19 dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Serbia është në një pozitë shumë të vështirë dhe ne presim që dialogu të vazhdojë në fillim të majit. Ne do të jemi të gatshëm për atë dialog, por unë dua t’u them të gjithë qytetarëve serbë se nga Serbia në të gjithë hemisferën perëndimore pritet që të pranojë njohjen e Kosovës dhe ky është thelbi”, tha Vuqiç duke shtuar se Serbia do të mbrojë interesat e saj shtetërore dhe kombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *