Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar letër ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidenti amerikan në letër thotë se Kosova ka vend special në familjen e tij, për shkak të punës që ka bërë djali i tij këtu.
Biden i ka shkruar Osmanit për pritjet e SHBA-së që dialogu i Kosovës me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke. Të njëjtën ia kishte shkruar edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në ditën e Shtetit.
Megjithatë, ndryshe prej letrës së Vuçiqit, adresimi që presidenti Biden ia bëri Kosovës është më personal. Ai ka përmendur se Kosova është e vecantë për familjen e tij për shkak se djali i tij i ndjerë, Beau Biden, kishte punuar në Kosovë.
Leave a Reply