PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Maqedonia e Veriut, 160 milionë Euro për paketën e 5-të antikrizë

, , ,

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev prezantoi sot paketën e 5-të antikrizë te qeverisë se tij për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi. Maqedonia e Veriut

Nga paketa me vlerë 160 milion euro, 1.92 miliardë denarë janë dhënë për mbështetjen e pagave për muajt shkurt dhe mars të këtij viti, i cili do të mbulojë rreth 60.000 punëtorë, ndërsa mbështetja do të jetë në shumën prej 14.500 deri 21.776 denarë.

Siç tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, kjo masë është opcionale, domethënë kompanitë do të mund të përdorin atë ose masën për kredi me interes zero në aktivitetet e turizmit, artizanateve, hotelierisë, transportit.

Sipas kësaj pakete, e cila përfshin 29 masa antikrizë të grupuara në 4 kategori, parashikohet që ndërmarrjet publike në nivelin shtetëror të shlyejnë kamatat për borxhet e qytetarëve, ndërsa Zaev u bëri thirrje kompanive private që t’i bashkohen kësaj mase.

Ai shtoi se mbështetja e shumicës së masave do të përdoret deri në fund të vitit 2021 për të pasur, siç tha ai, ndikim dhe efekt në ekonomi.

Sipas Qeverisë, kjo paketë bazohet drejtpërdrejt në katër të mëparshmet dhe synon ta çojë ekonominë drejt ritmeve të rritjes prej 4-5 përqind, pra dinamikën e rritjes së para-pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *