PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Maqedoni e Veriut: 415 të infektuar, 19 viktima


Ministria maqedonase e Shëndetësisë njoftoi sot se nga nga 2.549 testimet e realizuara u identifikuan 415 raste të reja pozitive. Njëherësh bilanci i viktimave ka qenë i larte me 19 persona në 24 orët e fundit. Siç thuhet në njoftim, rastet e reja janë nga: Shkupi – 170, Prilepi – 62, Kavadari –  32, Velesi – 25, Negotina – 20, Ohri – 12, Strumica – 11, Gjvgjelia – 10, Kumanova, Tetova dhe Shtipi nga 8, Bogdanci – 7, Struga– 6, Kriva Pallanka – 5, Kratova, Demir Hisari, Koçani dhe Krusheva nga 4, Gostivari dhe Kërçova nga 3, Manastiri, Dellçeva dhe Vallandova nga 2 dhe Vinica, Dibra dhe Demir Hisari nga 1.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend nga Covid-19 janë realizuar 497.268 testime, prej tyre të pozitiv kanë rezultuar 98.584 persona. Nga personat e infektuar, 89.022 persona e kanë fituar betejën me virusin ndërkaq 3.037 të tjerë kanë humbur jetë. Raste aktive janë 6.525.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *