Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij pas takimit me krerët e opozitës shqiptare tha se tashmë ka një marrëveshje për tejkalimin problemit me personat pa shtetësi në vendin tonë. Zaev tha se deri të premten pritet të formatizohen zgjidhja ligjore.
“Janë gjetur mekanizmat për gjetjen e zgjidhjes. Nuk do të flisja për detaje. Gjithsesi jemi përfaqësues politik. Tani do të duhet ekspertët të bëjnë një analizë të tyre dhe t’i parashtrojnë në letër, që të procedojmë zgjidhjen ligjore. Në këtë pjesë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duhet të njoftojnë VMRO-DPMNE-në dhe “Të Majtën” sepse edhe ata kanë parashtruar amendamente. Qëllimi është që deri në fund të javës të formohet teksti ligjor dhe javës tjetër Kuvendi të japë përgjigjen për Ligjin”, tha mes tjerash Zaev.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, tha se deri të premten pritet të formatizohet propozim Ligji për Shtetësi.
“Në mënyrë që mos të ngelemi në nivel të debateve, por gjithçka të ketë afate dhe të përfundojë. Deri nga fundi i javës jem marrë vesh që të kemi tekstin final të propozim ligjit për shtetësi, me çka do të zgjedhim problemin e qytetarëve të tanguar nga kjo problematikë. Jemi në rrugë të mbarë në mënyrë që të gjejmë zgjidhje të këtij problemi”, tha mes tjerash kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi pas takimit mes opozitës shqiptare dhe kryeministrin Zoran Zaev tha se ka zhvillime pozitive drejt zgjidhjes përfundimtare për Ligjin për Shtetësi. Gashi i bëri thirrje opozitës maqedonase që të tërheqin amendamentet mbi ligjin për shtetësi.
“Shfrytëzoj rastin që t’i bëj ftesë opozitës maqedonase që të tërheqin amendamentet te ligji për shtetësi që bashkërisht të zhbllokojmë Parlamentin. Po iu referohem deklaratave publike të përfaqësuesve të VMRO-së, se nëse ne heqim bllokimin dhe amendamentet nga Ligji për masat e pesta ekonomike, ata janë të gatshëm të tërheqin amendamentet te ligji shtetësisë. Nëse ata e bëjnë këtë punë brenda dy-tre ditëve ose që nga sot, ne jemi të gatshëm që t’i tërheqim amendamentet nga pakoja e pestë.”, tha mes tjerash Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Leave a Reply