PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Albin Kurti përqafon kundërshtarët e Ramës në Tiranë

, , ,

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurtin është takuar sot në Tiranë me gjithë kundërshtarët e kryeministrit Edi Rama. Në një vizitë për të promovuar përfaqësuesit e partisë së tij që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nën udhëheqjen e liderit lokal Bojken Abazi, Kurti ka takuar edhe Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha

Gjatë qëndimit në Tiranë është shprehur i bindur se do të ketë jo vetëm nje raport special me Shqipërinë, por më të mirin. “Unë do të kem marrëdhënie më të mira që ka pasur ndonjë kryeministër me Tiranën Zyrtare me Kosovën e pas luftës. Duket se ai pret një ndryshim politik në Shqipëri, pasi marrëdhëniet me kryeministrin Rama janë nga më të këqijat që dy politikanë shqiptarë në dy anët e kufirit kanë patur ndonjëherë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Kurti është takuar me Presidentin Ilir Meta. Ky i fundit informoi për mediat se ndau “shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.’

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se me Kurtin bisedoi për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova.

Për vizitën dhe takimet në Shqipëri Levizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar në kanalet e tyre publike të komunikimit. Pak para publikimit e konsultova sërish adresën zyrtare të partisë së Kurtit (https://www.vetevendosje.org/category/lajme/), por nuk ka ende asnjë informacion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *