Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3197 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë. Janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç.
Kosovë
Kosova ka pësuar një rritje të numrit të të prekurve në ditët e para të muajit mars. 13 persona kanë ndërruar jetë si pasojë Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 444 raste pozitive, nga testimi i 2410 mostrave. Sërish Prishtina kryeson me 235 raste të reja. Me 13 vdekjet e regjistruara të martën, shifra totale e të vdekurve në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, si pasojë e virusit, ka shkuar në 1668.
Maqedoni e Veriut
Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që ora policore të fillojë prej ditës së nesërme (10.03.2021) nga ora 22:00 deri në ora 05 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri më 22 mars, kështu njoftoi kryeministri Zoran Zaev.
“Sidoqoftë e kemi parasysh se në prill vijon agjërimi i Ramazanit dhe festa të tjera. Vendimi ka po ashtu edhe rol parandalues, përskaj shkakut, që është rritja e shifrave. Po ashtu u miratua masa e karantinës së detyrueshme për qytetarët tanë që kthehen nga Afrika dhe u obligua Sekretariati i Përgjithshëm të sigurojë objekt për karantinë shtetërore për të huaj që vijnë nga Afrika- deklaroi Zaev.
Leave a Reply