PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Më pak raste dhe viktima në mëmëdhe

, , , ,

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 2 të vdekur dhe 38 raste të reja me COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.276, prej të cilëve 2.399 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Maqedoni e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 572 teste të kryera janë regjistruar 62 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 32 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 398 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 25 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 152.747 raste, prej të cilëve 133.871 janë shëruar, kurse 4.961 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 13.915 raste aktive me virusin korona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *