PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Pas Metës edhe KQZ kërkon shtyrjen e afatit të kartave dhe pasaportave

, ,

KQZ kërkoi sot zyrtarisht zgjatjen e afateve të dokumentave biometrike përtej ditës së zgjedhjeve parlamentare.  Kjo vjen menjëherë pas letrës që Presidenti Ilir Meta i shkroi Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe kryetarit të kuvendit që të zgjatet afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të kartave të identiteti dhe pasaportave.

Komisionieri Shtetëror Ilirjan Celibashi arsyeton se edhe personat që u skadon dokumenti i identifikimit biometrik në 25 prill, duhet të kenë të drejtën të votojnë në zgjedhjet parlamentare. “Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në 25 Prill 2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *