PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shqipëria zgjat pa afat masat shtrënguese

, ,

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Tiranë vendsoi sot të zgjasë masat shtrënguese për të frenuar përhapjen e virusit. Dy javët e fundit, sipas shifrave të vlerësuara nga komiteti, nuk ka pasur një përkeqësim të situatës me COVID. Për pasojë, ekspertët kanë marrë vendimin që këto masat që vijojnë të qëndrojnë në fuqi, pa një afat të caktuar.

Sërish në ora 20:00 do të fillojë ora policore, si edhe do të mbyllen edhe baret dhe restorantet në mbarë vendin. Mësimi do të vijojë online në 10 bashki të konsideruara me rrezik të lartë, si edhe nuk do të ketë fluturime drejt Britanisë së Madhe dhe prej andej drejt Tiranës. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh edhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se nuk është marrë ende një përgjigje nga laboratori i Londrës, për mostrat e dërguara nga Shqipëria nëse kanë mbërritur në Shqipëria variantet e reja të këtij virusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *