Shqipëria dhe Kosova shënuan sërish viktima dhe rritje të numrit të të infektuarëve me Covid 19. Njësoj edhe në Maqedoninë e Veriut, por kryeministri Zaev komunikoi sot se qeveria e tij kishte miratuar blerjen e vaksinës ruse Sputnik dhe kishte realizuar marrëshjen për furnizimin me 100 mijë vaksina.
Shqipëri
COVID-19 në Shqipëri mori në 24 orët e fundit 13 jetë të tjera. Ministria e Shëndetësisë raporton se vitkimat janë: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç.
Ndërkohë që janë shënuar 1184 raste të reja, nga 4013 testime të kryera në gjithë vendin. Ministria njofton se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antivCOVID. Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.
Kosovë
Kosova numëroi sot një viktimë tjetë nga Covid 19, një 39 vjeçar nga komuna e Drenasit. Ndërkohë rezultojnë 398 raste pozitive nga 2.996 persona të testuar në mba¨re vendin. Numri total i rasteve pozitive është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.572 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.639.
Maqedoni e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Maqedoninë e Veriut janë kryer 2160 teste nga të cilat 254 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 16 të tjerë kanë humbur betejën me Covid-19.
Qeveria maqedonase miratoi mbrëmë vonë blerjen e vaksinave të prodhimit rus. Kryeministri Zoran Zaev tha se sëbashku me ministrin e Shëndetësise Filipovic kishin kontaktuar autoritetet ruse dhe nënshkruar marrëveshjen për furnizimin me 100,000 vaksina ruse “Sputnik”. Kryeministri Zaev deklaroi se nuk po kursen asnjë variant që ekziston si mundësi për furnizim me vaksina.
Leave a Reply