Kombëtarja shqiptare e basketbollit të meshkujve luan sot përballjen e parë të vitit 2021 për garën kualifikuese në Kampionatin Botëror 2023. Të përzgjedhurit e teknikut Afrim Bilali kanë udhëtuar drejt Qipros, ku sot në orën 18.00 luajnë në Nikosia ndaj vendasve. Ekipi ynë kombëtar në fakt ka disa ditë që është grumbulluar dhe stërvitej në ambjentet e klubit “Goga Basket” dhe optimizmi për një rezultat pozitiv është i madh.
Ekipit i janë bashkuar në Qipro edhe tre lojtarët cilësorë, që aktivizohen në kampionatin Italian: Rei Pullazi, Celis Taflaj dhe Ferdi Bedini. Kujtojmë që Qipro është i vetmi ekip me të cilin Shqipëria ka fituar në ndeshjet e luajtura në grupin e saj pre/kualifikues. Në datën 20 shkurt, Shqipëria do të ketë një tjetër përballje në Bjallorusi.
Leave a Reply