PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

3 mijë të vaksinuar dhe qindra të infektuar dhe në spitale

, , ,

Është duke vazhduar edhe në ditën e gjashtë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Janë rreth 3 mijë punëtorë shëndetësorë që janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19.

Në mesin e të vaksinuarve janë edhe personeli shëndetësorë i Policës së Kosovës ndërsa nga nesër pritet te filloj vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të FSK-së.

Kurse vaksinimi i grup moshave mbi 80 vjeç pritet të filloj nga fundi i kësaj jave. Këto të dhëna i ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në konferencën për media.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.718 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 512 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, të cilat trajtojnë pacientë me COVID, sipas raportit të punës për 3 prill 2021, janë të hospitalizuar 912 persona.

Në njoftim bëhet e ditur se 747 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 78 pacientë janë të dyshuar dhe në pritje të rezultateve, 34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 736 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *